Kushtëzimi i rrugës së Kosovës për KiE, Musliu-Shoshi: Qëllimi i LV-së është zhbërja e shtetit të Kosovës
08 maj 2024
| 15:39
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës është kushtëzuar.
Ajo ka bërë me dije se partia në pushtet nuk beson në shtetin e Kosovës.
Musliu-Shoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet për të realizuar qëllimin e saj kundër shtetit të Kosovës.
“Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse LV-ja nuk ka besuar as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm! Këtu janë me realizuar qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës. Kaq, nuk pres më shumë!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.