Kushtëzimi me pronat e Manastirit të Deçanit, Tomë Gashi: Albin Kurtit ia lanë ‘pataten e nxehtë’ në dorë
Avokati Tomë Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me zbatimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Gashi ka thënë se është e çuditshme se si ka mundur t’i kalojë të gjitha etapat e drejtësisë vendimi për t’ia kaluar Manastirit të Deçanit ato prona.
“Si i jepet dikujt tokë me dokumente të Millosheviqit. Qysh pas luftës sipas dokumenteve të UNMIK-ut çdo vendim diskriminues është dashur të anulohet. Për mua për arsye të panjohura vendimi i ka kaluar të gjitha instancat e drejtësisë”, ka deklaruar Gashi.
“Albin Kurtit ja kanë lënë në dorë patatet e nxehta. Por nuk është problemi kryesor zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, por shumë më e rëndë është çështja e Asociacionit”, shtoi Gashi në RTV Dukagjini.
Ndryshe gjatë ditës është raportuar se Kosovës duket se i është vendosur një kusht i ri për të avancuar në procesin e anëtarësimit të Këshillin e Evropës.