Kushti i Chelsea-s për ta mirëpritur Cristiano Ronaldon
Intervista e Cristiano Ronaldos me Piers Morgan është bërë virale.
Në këtë intervistë të gjatë me gazetarin e njohur anglez, ylli portugez bëri xhiron e botës, nga e ardhmja e tij te Erik ten Hag. Tani, pyetja që të gjithë bëjnë është: Cili klub do ta mirëpresë atë?
Duhet thënë se ka shumë faktorë që do ta komplikojnë detyrën për Jorge Mendes, të paktën, nëse synimi i sulmuesit dhe rrethit të tij është të qëndrojë në Evropë. Mosha e madhe dhe paga e tij e konsiderueshme, mund të konsiderohet problematike nga shumë klube.
Nëse mbështetemi në informacionet nga Mirror këtë të dielë, ka ende një klub të madh gati për t’i ofruar një sfidë të fundit sulmuesit nga Madeira.
Ky klub është Chelsea. Por blutë do ta mirëpresin portugezin vetëm me një kusht: të lirohet nga çdo kontratë nga Djajtë e Kuq. Në rast se ai do të lirohet, skuadra londineze do t’i drejtohet, ndërsa informacionet e fundit të publikuara në kanal sqarojnë se Chelsea i kishte thënë fillimisht jo legjendës së Real Madridit. /abcnews.al/