Kushti tjetër i AAK-së: Nuk hyjmë në dialog pa çështjen e të pagjeturve

07 tetor 2020 | 12:51

Kryetarja e Komisionit për të Pagjeturit, Duda Balje, e ka pyetur ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, nëse AAK-ja do të jetë pjesë e takimeve në kuadër të dialogut ku nuk bisedohet çështja e të pagjeturve.

Ministri Selimi i është përgjigjur asaj se AAK-ja s’do të jetë pjesë e një marrëveshjeje apo dialogu që nuk e përfshin këtë temë.

“Prezenca e AAK-së në dialog është kushtëzuar me diskutimin e çështjeve që kanë mbetur të hapura me Serbinë dhe ne mendojmë që nuk ka marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve dhe ne si AAK nuk do të jemi pjesë e një marrëveshjeje ose dialogu që nuk i përfshin këto çështje”, ka deklaruar ndër të tjera Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka evidentuar gjetjet…