Kushtrim Bajraktaraj fiton medalje në Santoja Cup IFBB
08 prill 2019
| 22:31
Kosova po vazhdon sukseset e mëdha me sportin, kësaj radhe në garat e ‘BodyBuildingut’. Ishte Kushtrim Bajraktaraj, kampioni i shumëfishtë në Kosovë në këtë sport, i cili arriti ta siguronte një medalje në ‘Santoja Cup’.
Ky kompeticion u organizua nga Federata Internacionale e BodyBuildingut dhe Fitnesit dhe Bajraktari arriti t’i linte gjurmët e tij. Kushtrim Bajraktaraj garoi në kategorinë -85 kilogramë dhe arriti ta fitonte medaljen e bronztë. Duke thënë disa fjalë për lajmi.net, Bajraktaraj është shprehur tejet i lumtur me këtë sukses të tijin.
“Jam shumë i lumtur me rezultatin sepse kam garuar në një kategori më të lartë se e imja”, ka thënë Bajraktaraj. Kjo ishte medalja e tretë për Kushtrimin në garat e organizuara nga IFBB.