
Kushtrim Sadiku: Sondazhet tregojnë se PDK-së dhe VV-së u konvenojnë zgjedhjet
23 prill 2025
| 22:00
Autori i emisionit “Politiko” Kushtrim Sadiku, ka thënë se sipas sondazheve zgjedhjet më së shumti i konvenojnë Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Sadiku këto komente i bëri teksa po diskutohej për mundësin e shkuarjes në zgjedhje, pas bllokadës së krijuar për konstituimin e Kuvendit.
“Nëse i referohemi një sondazhi që e pash unë dhe që nuk kam të drejtë të flas, e pas që dy subjekteve politike që më së shumti ju konvenojnë zgjedhjet janë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Sadiku.