Kushtrim Sheremeti zgjidhet drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës
06 prill 2022
| 13:30
Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) kishte rreth dy vjet që nuk kishte drejtor të përgjithshëm, por dje Kushtrim Sheremeti ka nënshkruar kontratën për ta drejtuar TKK-në për katërvjeçarin e ardhshëm.
Pas polemikave dhe reagimeve nga disa deputetë të Vetëvendosjes, konkursi kishte mbetur i pezulluar e Teatri Kombëtar pa drejtor. Më i zëshmi kundër zgjedhjes se Sheremetit drejtor ishte treguar deputeti i Haki Abazi, i cili nuk kishte kursyer as ofendimet në drejtim të drejtorit tashmë të ri të TKK-së.
Drejtori i fundit që kishte Teatri Kombëtar ishte Naser Shatrolli i cili ishte emëruar në mars 2021, për t’u larguar më 12 maj të po atij viti.