Kushtrim Zeneli zgjidhet Kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Mitrovicë

04 shtator 2023 | 22:15

Nën drejtimin e Kryetarit, njëherazi deputetit të Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, Nënkryetarit dhe Kryesuesit të Komisionit Zgjedhor të Qendrës, Alban Uka, dhe Sekretares Organizative, Aida Doli, është mbajtur Mbledhja e Këshillit të Qendres së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë.

Në mbledhjen e mbajtur me 2 shtator 2023, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Qendres së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin të delegatët e pikave dhe asambleve komunale, u fol për situatën politike në vend, përmirësimin e shërbimeve komunale dhe nevojën e avancimit të politikave të Lëvizjes VETËVENDOSJE në nivel lokal.

Në fjalën e tij, Kryetari i Qendrës, Armend Muja, foli për progresin, sfidat dhe ngritjen e opozitbërjes nëpër secilën komunë që mbulon Qendra e Mitrovicës, në fuqizimin e pikave tona, fuqizimin e grave dhe të rinjëve në vendimarrje në organizatë dhe qeverisje lokale, në shtimin e anëtarësimeve të reja, dhe nevojën e kompletimit të procesit zgjedhor nëpër pika deri në mbledhjen e radhës së Këshillit të Qendrës. Për çështje të nivelit lokal u theksua rëndësia për votimin e faljes së tatimit në pronë deri në 100 euro si masë e qeverisë tonë. Kryetari Muja shtroi nevojën e përqëndrimit në fuqizimin e grupeve tona të asambleve komunale, debatet për politikat lokale, me theks në politikat sociale, bujqësinë, zhvillimin ekonomik lokal, infrastrukturë dhe transport të qëndrueshëm, zgjerimin dhe cilësinë e shërbimeve primare shëndetësore dhe arsimore dhe përfshirjen e aktivistëve në komunitet në Këshille të lagjeve e fshatrave.

Kryetarja e Gruas për VETËVENDOSJE! në Qendrën e Lëvizjes në Mitrovicë, njëherit depute e Kuvendit të Kosovës, Arjeta Fejza, ka raportuar për aktivitet e organizuara me qëllim të fuëizimit dhe promovimit të rolit të gruas në nivel vendi, me theks në komunat që mbulon Qendra e Mitrovicës.

Kryetari i Komunës veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, gjatë prezentimit të raportit të punës ka theksuar progresin në avancimin e shërbimeve komunale për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, investimet në infrastrukturë lokale, qasjen në shërbime elektronike komunale, efektet e qeverisjes lokale të Lëvizjes si shërbim ndaj qyetarëve, mirëqeverisja, llogaridhënia e transparenca dhe përmbushja e zotimeve janë vlerat që do ta karakterizojnë angazhimin tonë edhe në nivel lokal.

Po ashtu, në këtë mbledhje të Këshillit të Qendrës, u raportua edhe nga shefat e grupeve të asambleve komunale në Mitrovicë (Faruk Mujka), Albanik (Eshref Bekteshi), Zubin Potok (Vedat Mehmeti) dhe Zveçan (Basri Peci). Para Këshillit, u prezantuan edhe politika dhe intervenime në nivel lokal që mund të aplikohen dhe promovohen nga asambleistet e Lëvizjes VETËVENDOSJE. Sylejman Meholli, ish-drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrissë, njëherit Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE Qendra në Vushtrri, ka prezentuar politika dhe masat për përmirësimin e shëndetësisë primare. Ekrem Sadiku, ish-drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, njëherit asambleist, ka nënvizuar mësimet e mësuara dhe politikat që duhet aplikuar për avancimin të bujqësisë dhe zhvillimit lokal. Bekim Muja, ish-drejtor i shërbimeve të përgjithshme dhe Egzon Jashari, kanë foluar për sfidat dhe mundësitë buxhetore për financimin e projekteve lokale.

Koordinatorja e Nënkomiteteve Profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE Qendra në Mitrovicë, Valentina Imeri-Jetullahu ka prezentuar propozimin për strukturën e nën-komiteteve dhe ftuar delegatët që të promovojnë angazhimet dhe diskutimet e politikave në kuadër të nënkomiteteve për buxhet, shëndetësi dhe mirëqenie sociale, arsim, kulturë, zhvillim lokal, planifikim urban dhe banim, rrugë dhe transport, mjedis dhe hapësira publike, shërbime publike, prokurim publik dhe të drejta të njeriut dhe barazi gjinore.

Në mbledhjën e Këshillit të Qendrës u morën edhe disa vendime, përfshirë edhe rinisjen e procesit të brendshëm zgjedhor. Këshilli ka votuar për Kryesuesin e Këshillit dhe Komisionin Diciplinor në nivel të Qendrës. Kryesues i Këshillit u zgjodh Kushtrim Zeneli. Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë u votua në këtë përbërje: Shqipe Latifi, Nazlie Hajdari, Vlora Aliu, Vedat Mehmeti dhe Shkëlqim Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e 4 shtatorit ashtu siç pritej, kryeministri i Shqipërisë,…