Kushtuar Hysni Gucatit
O KOMANDANT!
O ÇLIRIMTAR!
O VËLLA!
HYSNI GUCATI!
TU BAFSHIN LULE PLAGËT E LIRISË!!
———-
PYET NANA, HYS, O BIR:
SOT, N’LIRI, NË HAGË, ZINXHIRË…?!
…
Istikamet janë rreshtue,
malet, lugjet, edhe plisat…
Krejt Drenica, n‘kamë ashtë que,
me UÇK-n, në rresht dhe lisat.
2.
Me shkue n’Hagë, pasha Loken,
nja dy fjalë i kanë me Evropën…
3.
Nana Fatë, i çon nji letër
djalit t’vet, Hysni Gucati:
“Jemi shqiptar, s’bahemi tjetër,
pushka top, djalë pas djali!”.
4.
“Njërën kamë e le në male,
nuk e pata edhe aq gajle!”
Pyet baba, Hys, o bir:
“Sot, n’liri, në Hagë, zinxhirë…?!”.
5.
Pasha bukën, plis i motit,
sot po flas para Zotit:
Gjakun shiu, s’mund me la,
lirinë Haga, s’mun me tha!
———
URIME DITA E FLAMURIT, UÇK,
O ÇLIRIMTARË
NË BURGUN E HAGËS,
FAQEBARDHË!
SHQIPTAR!
—–
Komandanti i UÇK-se, Hysni Gucati, i plagosur rendë.
Nga Riza Greiçevci.