Kushtuar vizitës së ish-presidentit Thaçi në spital tek babai i tij, Haxhi Thaçi!

18 mars 2025 | 19:31
Përgatiti: Nijazi Halili

 

Babë…
A më ndjeve atë ditë?

A ndjeve dorën time mbi dorën tënde të ftohtë, A ndjeve se sa thellë të doja, se sa shumë po lutesha për ty, për shërimin tënd, për të vazhduar të ishe aty, pranë meje?

A ndjeve se çdo përqafim dhe çdo fjalë e pa thënë ishte një betim, një shenjë mirënjohjeje për gjithçka që ke bërë për mua?

Në atë moment të vështirë, kur heshtja e dhimbshme mbulonte gjithçka, ndoshta do të kisha dëshirë të thosha më shumë, të bëja më shumë, të isha aty kur ti kishe më shumë nevojë për mua. Po ndoshta, babë, ndoshta nuk duhej fjalë. Do të mjaftonin ato dorë që u prekan dhe ato lot që rridhnin.

Po, ndoshta ndjeve. Edhe kur fjala nuk mund të shpreh atë që ndjej, kur përpjekja për t’ju shpëtuar dhe shëruar bëhet një lutje që shpërndahet në ajër, shpirti ynë është i lidhur. Ti, babë, gjithmonë do të jesh më i forti, njeriu që më ka mësuar se si të jem i fortë, edhe kur jeta na jep sfida të vështira.

Nuk mund të ta kthej asgjë për gjithçka që ke bërë, por gjithçka që mund të bëj është të ruaj kujtimin tënd, të mbaj fuqinë e mësimeve tuaja dhe të jetoj me nderin që ke lënë pas.

Babë, shpirti yt do të jetë gjithmonë me mua, sepse dashuria që ke dhënë është e përjetshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët amerikanë të KFOR’it, të caktuar në Komandën Rajonale në…