“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxitë urrejtje etnike
Shkruan: Astrit Gashi
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e po bëhet politik e pashkëputshme nga mbetjet e sistemit të kaluar monist, ku e ka edhe gjenezën kjo Republikë e cila si e përbashkët (nën Jugosllavi) ishte nga Lufta e Dytë Botërore dhe si sovrane, si e me vetme, si e pavarur u bë pas shembjes së socializmit dhe prishjes së Jugosllavisë.
Në vitin 2001 parisë së këtij vendi ju dha një mesazh i qartë së shqiptarët janë faktor që drejtojnë këtë shtet drejt demokracive perëndimore.
Tani, vërtetë ky vend është i përparuar dhe i integruar dhe po integrohet dita ditës, duke prirë intelektualët, liderët politik, shoqatat, me përjashtim të një pakice që nuk dijnë, nuk janë pjekur në demokraci, madje (besoj) se nuk e kanë lexuar as Stardellovin e nuk e njohin as Hanxhiskin. Këto gjera nuk më shqetësojnë, por ky Mickovski më bënë të qeshëm. Më bënë të qeshëm, ngase është njëri nga liderët më të mëdhenj opozitarë dhe po përdor në elektorat kartën etnike të kohës së socializmit. Madje po paraqitet si zbulues i kësaj karte nacionaliste, dhe me çka se? Me urrejtje ndaj etnive të tjera. Me fashizëm , sa bukur do të përshtatej me Shoku Zylo të Dritero Agollit;
“babai mushkës është gomari
E zbuloj Hristijan shkencëtari
(таткото на мазгата е магарето
Го открил Kristian научникот
Me vjen vërtetë keq prej VMRO-s, ngase njëri nga përpiluesit e programit të tyre fillestar ishte edhe rekjani: Prof.dr. Branisllav Sinadinoski, pa iu futur historikut se frymëzimin e kësaj pune (mbase) e kishte kopjuar, veprimtarin e çështjes shqiptare Hasan Prishtinën a i cili kishte thënë se ky Ballkan duhet të udhëhiqet nga banorët e vet.
Nuk dua t’i përmend të tjerët që si bazë jetese e kanë shërbimin në organizma politik, por përmenda Mickovskin, ngase ai nuk e ka këtë hall dhe të flasësh këso fjalësh, që janë edhe prej atyre fjalëve që kundërshtojnë hapjen e shkollave dhe të flas këso fjalësh kur, po mos të kishte qenë ky “proces” në të cilin, si shumë të tjerë as ai nuk ishte pjesëmarrës, s’do të kishte shansin as të “buritet” në këtë vend, pa le më të jetë krenar siç e ka sot mundësinë reale. Për këso veprimesh, nuk arsyeton as paraja e as veprimet shfrenuese, por skemi çka bëjmë, madje as që ta themi fjalën popullore se
“paraja i ngjanë leshit i cili del aty ku nuk duhet”
(парите никнуваат како влакната кои никнуваат каде што не треба)
Opozita me fraksione të pushtetit
Arben Taravari, opozitar? Izet Megjidi, opozitar? Afrim Gashi, opozitar? Bilall Kasami, Opozitar?
E gjithë Maqedonia e Veriut e din se ju jeni një fraksion i pushtetit që e quani veten opozitar. Si mundet të quhet opozitë kur dy bartësit kryesorë të saj ende nuk i kanë e kanë festuar asnjë ditëlindje ne opozitë.
Lidhje për Evropë dhe Frontin Evropian dhe ne sloganet e tyre nuk kanë dallime janë copy paste e njëra tjetrës. E po në teori politike, pa u bërë lidhja nuk mund të bëhet fronti, por edhe lidhja nuk mund të qëndroj si e tillë pa kaluar në front, ngase avullohet.
Ngase lidhja bëhet për t’u futur në fushën e garimit, përpjekjes, madje edhe ndeshjes për fitore frontale. Nëse ata (të lidhjes) nëse nuk dijnë ta peshojnë e zbërthejnë këtë politik, edhe sikur të fitojnë votat, do të jenë të humbur bashkë me etninë e vet (që vetëm atae dijnë se sa brengosën për te (etninë), ngase ose nuk kanë arritur të japin prova për këtë, ose nuk kanë dashur të futën fare andej, por shancat janë edhe tani.
Fushata për zgjedhjet parlamentare ne është duke vluar . Kjo fushatë po tregon së formimi i një qeverie pa mbështetjen të gjitha partive shqiptare, është i pamundur pasi që dy bloqet shqiptare qëndrojnë të bashkuara së pa ndryshime kushtetuese, të cilat do t’i hapin sërish rrugën BE-nuk do të mund të formohet asnjë qeveri.
Ndërsa partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE ka filluar një fushatë fashiste duke kërkuar 61 vende në mënyrë që të caktojnë për kryeministër Hristijanin e tyre. Të cilët platformë dhe ligj e kane urrejtjen etnike duke kërkuar votat protestë të cilat i marrim nga ata të cilët nuk votojnë për vlera por per rrugë pa krye. Ndersa Siljanovska-Davkova kandidate për presidente e opozitës Maqedonase po bene fushatë që të të hapet “Kutia e Pandorës” e cila u mbyll hermetikisht me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Të besosh teorisë se saj ose duhet të jesh i çmendur ose budalla kur dihet së 40% të popullsisë nuk janë maqedonase. Por dhe kjo e din se me ketë fushatë afër e ka Stabollin se presidencën.
Të gjithë e dimë së fashizmit i ka vdeke nena moti, ata që kërkojnë konflikt me shqiptaret nuk do të i ndihmon dot as nëna Rusi. Fashistet këtë herë nuk do të kenë konflikt direkt vetëm me shqiptaret dhe bashkësitë tjera etnike dhe dy sponsorizuesit kryesore të Maqedonisë se Veriut si janë Amerikën dhe BE..
Por e virgjër nuk është as partia me e madhe e Frontit Evropian, BDI- ja faji kryesor i së cilës është së për shumë vite në pushtet nuk i ka hetuar të gjitha situatat kriminale të krijuara nga VMRO-DPMNE që votuesit mund të dyshojnë se ndoshta kjo parti i ka hafijet e vetë brenda partisë më të madhe shqiptare.