Kuvendi arrin konsensus për nismën e Veselit për tribunalin për krimet e Serbisë

30 maj 2019 | 12:08

Kuvendi i Kosovës ka rritur të gjejë konsensus rreth nismës së kryetarit Kadri Veseli për themelimin e tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad-hoc, për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e tribunalit.

Grupet parlamentare do të harmonizojnë qëndrimet edhe rreth Ditës së Gjenocidit, ndërtimit të Muzeut të Gjenocidit, dhe Muzeut të Debimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…