Kuvendi: Asnjë deputeti, as të Listës Serbe s’do t’u humbiste mandati në rast të mosmbajtjes së seancës së sotme

27 qershor 2024 | 15:22

Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se asnjë deputeti, përfshirë edhe deputetët nga radhët e Listës Serbe, nuk do t’u humbiste mandati në rast të mosmbajtjes së seancës së sotme.

Në njoftimin e Kuvendit është thënë se deputetët nga radhët e Listës Serbe herën e fundit ishin evidentuar si pjesëmarrës në seancë më 8 shkurt 2024.

“Rrjedhimisht të njëjtëve, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit, nuk do t’iu mbaronin mandatet deri në fillim të muajit gusht”.

“Për më tepër, konform njoftimeve paraprake, punimet për vendosjen e pajisjeve të reja në sallën e seancave pritet të përfundojnë gjatë pushimit midis dy sesioneve dhe për rrjedhojë, deri në përfundim të sesionit pranveror, seancat e Kuvendit do të mbahen në sallën 506”,  ka njoftuar Kuvendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur kamera vëzhguese…