Kuvendi dështon ta miratojë rezolutën për Telekomin shkaku i kuorumit

24 korrik 2020 | 12:41

Në mungesë të kuorumit Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur ta miratoj rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris.

Pro kësaj rezolute votuan vetëm 29 deputetë.

Seanca po vazhdon për të debatuar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Pastaj kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportojë lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i…