Kuvendi dështon ta themelojë Operën e Kosovës
02 gusht 2021
| 14:40
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë propozim vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.
Me 63 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 53 votuan, për çka votimi për themelimin e këtij institucioni është shtyrë për pjesën tjetër të seancës e cila pritet të vazhdojë pasditen e sotme.