Kuvendi do ta përkrahë peticionin për bashkimin e Mitrovicës
17 janar 2019
| 08:24
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka shprehur optimizëm se iniciativa për bashkimin e Mitrovicës do të ketë sukses qind për qind.
Ai ka bërë me dije se Kuvendi do ta përkrahë peticionin për bashkimin e Mitrovicës të cilin e ka dorëzuar të mërkurën te kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bahtiri ka treguar se në këtë rrugëtim nuk është i vetëm, mirëpo e ka mbështetjen e pozitës dhe të opozitës.
Sipas tij, Mitrovica do të jetë një komunë e bashkuar, me vetëm një kryetar, i cili selinë do ta ketë në pjesën e veriut dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pavarësisht prej kombësisë së tyre.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)