Kuvendi edhe sot mban seancë të jashtëzakonshme
13 mars 2019
| 08:13
Sot prej orës 10:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë të vetmen pikë të rendit të ditës e ka debatin parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti.
Dje është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për shpenzimin e buxhetit të paplanifikuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.