
Kuvendi emëron anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë
17 prill 2018
| 11:33
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka emëruar nëntë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).
Në favor të këtyre anëtarëve kanë votuar 76 deputetë, dy kundër dhe tre kanë abstenuar.
Anëtarët e emëruar të këtij këshilli janë: Vjollca Krasniqi, Arta Jakupi, Rozafa Koliqi- Lila, Magdalena Ziola, Gazmend Luboteni, Herbert Amarto, Xhavit Dexha, Jefry Buter dhe Dukagjin Zeka.