Kuvendi emëron anëtarët e ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).
Në favor të këtij vendimi kanë votuar 63 deputetë dhe nëntë kanë qenë kundër.
Para miratimit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë që në rast se të njëjtit nuk votohen, studentët rrezikojnë që të regjistrohen në vitin e ri shkollorë, për shkak të mosakreditimit të disa programeve.
“Është e rëndësishme që sot të emërohen anëtarët e rijnë të KShC-së, sepse në rast se nuk emërohen atëherë studentët nuk mund të regjistrohen këtë vit”, ka thënë Nagavci.
Në ndërkohë kryetari i Komisionit për Arsim nga LV-ja, Ardian Gola, ka thënë se komisioni ka propozuar që këta anëtarë të votohen në Kuvend.
Në ndërkohë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka thënë se janë kundër emërimit të anëtarëve të KShC-së, pasi sipas saj ata janë zgjedhje politike.
“Nuk është korrekte të aprovohen Këshilli i ri kur Ligji i akreditimit është në ligj të avancuar dhe shpejtë pritet që të miratohet. Nuk është mirë që me qasje të vjetra të bëhen zgjedhje të anëtarëve të rinj. Emërimi i anëtarëve të rinj me procedura të vjetra nuk është mirë. Ne si grup jemi kundër këtij këshilli që është puroi politik dhe më shumë familjarë duke i vendosur nipat e vet”, ka thënë Dumoshi.
Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se ka kandidatë që janë deklaruar rrejshëm.
“Ne e dimë rëndësinë e emërimit të këtyre anëtarëve. Ka pasur mjaftë kohë që nga marsi që të niset ky proces dhe që të shkojë në rregull. Nëse ne sot votojmë këtu, votojmë edhe për një kandidatë që ka deklaruar rrejshëm. Sef Bytyqi është program lider dhe i angazhuar në dy universitete. Po ashtu është edhe akomodimi i nipave nga dajët të e tyre, nuk i bën nder as këtij Kuvendi e asnjë institucioni të Kosovës. Drejt nuk e keni, drejt nuk jeni dhe krejt gabim e keni”, ka thënë Hoxha.
Më tutje, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se është shqetësuese se mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur këta kandidatë.
Katër anëtarët vendor të emëruar në KShC janë: Hasnija Ilazi, Gëzim Tosuni, Seb Bytyçi dhe Krenare Pireva-Nuçi, teksa anëtarët ndërkombëtarë janë: Alison Felce, Cassie L. Bernhardt dhe Werner J. Stueber.