Kuvendi emëron një anëtar të KGjK-së nga radhët e komuniteteve joshumicë

18 janar 2023 | 16:26

Në seancën e parë plenare për vitin 2023, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e komuniteteve joshumicë, Ahmet Imamin.

Kurse, në mungesë të kuorumit në procesin e votimit, Kuvendi nuk ka arritur të zgjedh anëtarin tjetër.

Votimi për anëtarin nga radhët e gjyqtarëve do të përsëritet në seancën e radhës.

Në garë janë Alban Ajvazi i poentuar me 71.5 pikë dhe Besnik Imeraj me 69 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Kadri Veselit e ka sfiduar edhe një herë…