Kuvendi formon 14 komisione parlamentare
13 shkurt 2020
| 16:09
Kuvendi i Kosovës ka votuar pro zvogëlimit të numrit të komisioneve parlamentare nga 16 sa ishin në 14.
Formimi i i këtyre komisioneve është bërë edhe me votat e subjekteve politike opozitare.
“Me 90 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kalon edhe propozim vendimi për funksionalizimin e komisioneve parlamentare sipas propozimit të kryesisë”, ka njoftuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.