Kuvendi formon Komisionin Hetimor për menaxhimin e pandemisë Covid-19
04 qershor 2020
| 13:32
Kuvendi i Kosovës me 74 vota për ka formuar Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Kryesuese e këtij komisioni është Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa zëvendëskryesuese është Eliza Hoxha nga PDK-ja.
Anëtarë të këtij komisioni janë: Labinotë Demi-Murtezi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Ekrem Hyseni, Ilir Ferati, Veton Berisha, Bekim Haxhiu, Shkumbin Demaliaj, Endrit Shala dhe Millosh Petroviq.