Kuvendi formon Komisionin për përzgjedhjen e bordit të ri të RTK-së
20 shtator 2021
| 14:53
Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në bordin e RTK-së, i cili do të drejtohet nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Në këtë komision, LV-ja do t’i ketë pesë përfaqësues për këtë komision, Armend Muja, nënkryetar, anëtare Doarsa Kica, Saranda Bogujevci, Ardian Gola dhe Fitim Uka.
Po ashtu dy anëtarë të komisionit do të jenë nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Blerta Deliu.
Ndërsa, LDK-ja do ta udhëheq këtë komision, më në krye Armend Zemaj. Nga AAK-ja do të jetë Albana Bytyqi.
Më këtë votim, Kuvendi ka mbyllur punimet e seancës sotme ku pati përplasje të shumta në mes të deputetëve nga pozita dhe opozita.