
Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët
24 korrik 2019
| 07:49
Sot dhe nesër Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, është thënë në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Të gjithë ata që duan ta vizitojnë Kuvendin dyert i kanë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 16:00.