Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët
25 korrik 2024
| 08:34
Kuvendi i Kosovës sot e nesër organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
“Të enjten dhe të premten, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend. Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Për bashkatdhetarët Kuvendi i Kosovës do të jetë i hapur nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Me këtë rast, shumë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës, kanë mundësin për t’u njohur nga afër me ambientet e brendshme të këtij institucioni dhe për t’u takuar me deputetë, të cilët i njoftojnë nga afër ata për punën, të arriturat dhe sfidat e vendit tonë.