Kuvendi i Danimarkës e rrëzon propozimin për njohjen e Palestinës
Kuvendi i Danimarkës të martën me shumicë votash rrëzoi një projektligj për njohjen e një shteti palestinez, pasi kryediplomati i këtij shteti kishte thënë më parë se mungojnë parakushtet e nevojshme për një shtet të pavarur.
Projektligji ishte propozuar së pari në fund të shkurtit nga katër parti të krahut të majtë, raporton agjencia “Reuters”.
“Ne nuk mund një njohim një shtet palestinez, për arsyen e vetme se parakushtet nuk janë vërtet në vend” – kishte ministri i Jashtëm i Danimarkës, Mars Lokke Rasmussen, kur projektligji ishte debatuar së pari në Kuvend muajin e kaluar.
“Ne nuk mund ta mbështesim këtë rezolutë, por urojmë që do të vijë një ditë kur do të mundemi” – kishte shtuar ai, edhe pse të martën nuk ishte i pranishëm gjatë votimit.
Pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor, Danimarka kishte thënë se Izraeli ka të drejtë për ta mbrojtur veten, por më vonë i ka bërë thirrje këtij shteti që të shfaqë përmbajtje dhe se duhet ta respektojë të drejtën ndërkombëtare.
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda e njohën zyrtarisht Palestinën të martën. Izraeli e ka cilësuar këtë vendim si “shpërblim për terrorizëm”.