Kuvendi i “dembelëve” të Kosovës

23 tetor 2024 | 09:28

Pak punë në Kuvend u pa në këtë sesion vjeshtor derisa pushteti e opozita fajësojnë njëra-tjetrën për situatën e krijuar aktualisht në legjislativ.

Përfaqësues të pushtetit thonë se përgjegjësia për mosefiaksitet të Kuvendit bie dhe mbi opozitën duke i cilësuar si fushatë zgjedhore veprimet e saj me seancat jashtëzakonshme. Opozita ndërkaq thotë se është detyrë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosej që të garantojë funksionimin minimal të Kuvendit.

Tri mbledhje të kryesisë së Kuvendit, dy seanca plenare pa miratim të projektligjeve dhe tri seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita e të bojkotuara nga pushteti, përfshirë edhe kryeparlamentarin, është bilanci i sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit deri më tani.

Me gjithë mungesën e rezultateve të Kuvendit gjatë këtij sesioni dhe jo vetëm, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, vlerëson se ky është legjislativi më i suksesshëm në historinë e Kosovës.

Deputeti Dimal Basha e pranon se në disa raste kanë pasur mungesë kuorumi por sipas tij, përgjegjësia për situatën e krijuar në Kuvend bie edhe mbi opozitën.

“Është legjislativi që ka kaluara mbi 250 ligje sit itokla dhe është me legjislativi me i suksesshëm ne historinë e rks. Megjithatë ne e dimë për prb që ekzistojnë tanimë kemi s’pasur kuorimin e mjaftueshem me 61 fatkeqësisht një deputete ka pasur angazhime personale urgjente dhe rrejdhimsiht s’kemi pasë kuorum në mbledhjen e fundit por kjo se përjashton opozitën nga votimi i ligjeve se se edhe ata kanë përgjegjësi kemi nje marrvehsje me bb. Kane 61 deputete seancën e ardhshme besoj do kemi kuorum mjaftueshem per ligjet qe presin me radhe gjithmonë duke theksuar përgjegjësinë e pozitës”, tha Basha.

Por ndryshe mendon shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili thotë se për mosefikasitetin e Kuvendit përgjegjëse është partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, LDK-ja çdo herë është e angazhuar për të shtyrë përpara çështjet në interes për vendin dhe qytetarët por që mazhoranca nuk ka qasje bashkëpunuese.

“Është legjislatura amë jobashkëpunuese në historinë e parlamentarizmit në ks është legjislatura që nuk është krijuar asnjë bashkëpunim i mirëfilltë mes pushteti dhe opozitës është legjislatura e cila tashmë ka humbur shumicën parlamentare në këtë sesion vjeshtor dhe normalisht që VV-ja duhet të marrë përgjegjësinë për këtë çështje. Është detyrë e tyre të krijojë shumicën detyrë e tyre… ne kemi ofruar bashkëpunimin tonë në përkrahim marrëveshjet ndërkombëtare përkrahim ligjet me karakter urgjent në interes të Kosovës por është detyrë e VV të garantojë funksionimin minimal të Kuvendit ata se kanë vullnet është hera e parë në histori te Kosovës që prej katër vjet asnjë amendament asnjë propozim asnjë Rezolutë e propozuar nga opozita nuk është përkrahur….Në bazë të zhvillimeve në fund tre deputetë të VV-së e kanë lëshuar grupin dhe ata si kanë më 61 deputetë për të qeverisur dhe kryeministri i papërgjegjshëm do të duhej të jepte dorëheqje dhe të kërkonte të mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme…Këto janë veprime kundërkushtetuese për të cilat VV duhej të merrte përgjegjësi”, tha Gashi për rtv21.

Monitorues të punës së Kuvendit ndërkaq vlerësojnë se në ngërçin e punës së Kuvendit ka ndikuar edhe parafushata zgjedhore dhe se për situatën e krijuar kanë përgjegjësi si pushteti ashtu edhe opozita.

“Kuvendi edhe në këtë sesion ka treguar mos seriozitet karshi agjendës legjislative. duke penalizuar shumë çështje të rëndësishme në vendin tonë duke rrezikuar shumë ligje që në rast se nuk kalojnë as në leximin e dytë kthehen në pikën zero. Situata parazgjedhore e ka kriju këtë ngërç të punës në kuvend edhe ose kjo situatë është e papranueshme sepse i gjithë fokusin i punës së kuvendit është mënjanuar nga kjo çështje parazgjehore në vend. Është përgjegjësi e të gjithë atyre që janë në kuvend nga të gjitha partitë politike”, tha Blerina Istrefi-Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar thirrjen e vazhdueshme të seancave të jashtëzakonshme derisa pushteti ka deklaruar se do të bojkotojë çdo nismë të opozitës me qëllim propagandues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Gëzim Tushi Shoqëria shqiptare është në gjendje turbulente, e…