Kuvendi i Gjilanit shpall “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin Qemal Minxhozi

12 dhjetor 2024 | 16:02

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e së enjtes ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Mixhozi, në shenjë nderimi për bashkëpunimin shumëvjeçarë.

Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, tha se ka propozuar në emër të grupit politik që t’i jepet ky çmim ambasadorit Minxhozi, për kontributin e shquar për forcimin e lidhjeve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht me Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky titull për ambasadorin Minxhozi është shprehje e respektit më të lartë që qyteti ynë mund t’i japë një individi, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në të mirë të komunitetit, por edhe për ndihmën e tij në forcimin e lidhjeve që na bashkojnë dy vendet.

“Ky titull jepet për kontributin e tij të palodhur në forcimin, përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë, dy shtete që ndajnë një komb e që kanë një histori dhe një te ardhme të përbashkët”, ka Hyseni.

Ndërkaq, ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Kuvendi Komunal sot po e nderon një personalitet, i cili me misionin e tij diplomatik, bëri që kjo komunë ta ketë respektin dhe kujdesin e Tiranës.

Ambasadori Qemal Minxhozi ka shprehur falënderime për nderin që i është bërë nga kuvendarët e Gjilanit. “Gjilanin do e quaja një vend historik, shumë të rëndësishëm, jo vetëm për trevën e Anamoravës, por për kombin shqiptar. Ka rrënjë të thella në shtetformimin, historinë, trimërinë dhe në përballjen me çdo armik. Gjilani është një zonë e dijes, që përfaqëson në mënyrë sa më të dinjitetshme të gjitha përpjekjet e luftës për liri e pavarësi dhe e përkthyer në kohët e sotme, me aktivitetet fantastike të “Flakës së Janarit”, është shprehur Minxhozi.

Në këtë ceremoni, ka mbajtur një fjalë rasti edhe ambasadori aktual i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij, Petrit Malaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar lidhur…