Kuvendi i Kosovës bëhet me parking të biçikletave

09 qershor 2021 | 10:44

Tashmë edhe në oborrin e Kuvendit të Kosovës është bërë një parking për biçikleta. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.  “E bëra sefte” ka shkruar Pacolli në llogarinë e saj duke publikuar dy fotografi ku shihet biçikleta e saj nw parkingun modest.

Postimi i plotë i Pacollit:

E bëra “sefte”

Tani kemi një parking modest për biçikleta në oborrin e Kuvendit të cilin mund ta përdorin edhe #deputetët tjerë.

Të kontribuojmë secili nga pak.

Më pak vetura në rrugë e më shumë biçikleta për qytet më të pastër.

#kosovabike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ali Xhemajl Shabani, i lindur më 20. 1. 1961 në…