Kuvendi i Kosovës fillon hetimet për rastin e përkthyesve të gjuhës turke
29 mars 2020
| 14:36
Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se në seancën e 9 marsit 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), grupi parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një të angazhuar në grup.
“E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj. Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike”, është thënë në reagimin e Kuvendit të Kosovës.