Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
23 korrik 2019
| 16:02
Të mërkurën dhe të enjten, më 24 dhe 25 korrik 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, është thënë në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
/Epoka e re/