Kuvendi i Kosovës me dy seanca të jashtëzakonshme

04 shtator 2018 | 08:22

Sot Kuvendi i Kosovës pritet t’i mbajë dy seanca të jashtëzakonshme.

Njëra me kërkesë të grupeve parlamentare opozitare lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa në tjetrën do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradina do të fillojë në orën 09:00, ndërsa seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës do të mbahet në orën 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka njoftuar se sot do të…