Kuvendi i Kosovës miratoi statutin për “Trepçën”
03 shkurt 2019
| 02:14
Me 80 vota për, dy kundër dhe tri vota abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar statutin e “Trepçës” si shoqëri aksionare.
Rikujtojmë se Ligji për “Trepçën” ka kaluar po ashtu pas mesnate në tetor të vitit 2016.
Njëlloj ndodhi dhe me votimin e statutit.
Ndërkaq ligjvënëseve në Kosovë u deshën 18 muaj që ta emërojë Bordin mbikëqyrës të kësaj ndërmarrje. Që nga atëherë nuk u arrit që të kalojë statuti.
Statuti i aprovuar i “Trepçës” mundëson zbatimin e Ligjit për “Trepçën”, si dhe adreson çështjet kryesore për konstitutimin dhe funksionalizimin e kësaj ndërmarrje.
/Epoka e re/