Kuvendi i Kosovës seancë në orën 10:00, ja çfarë do të diskutohet aty
14 gusht 2020
| 08:26
Kuvendi i Kosovës sot nga ora 10.00 do të mblidhet për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid-19. Po në këtë seancë që pritet të fillojë në orën 11:00, deputetët pritet ta formojnë Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës,
- Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid-19.