Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme
14 prill 2020
| 08:59
Sot, me fillim nga ora 11:00, fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këtë seancë pritet të miratohen masa konkrete ekonomike dhe financiare për adresimin e pasojave të pandemisë COVID-19 të propozuara nga kjo parti.