Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme për kontratat njëburimore
14 mars 2024
| 08:22
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të qeverisë Kurti.
Për këtë seancë ditë më parë kishte vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Arben Gashi, shef i deputetëve të LDK-së, kishte bërë me dije se një seancë e jashtëzakonshme do të mbahet këtë javë pas kërkesës së 39 deputetëve të iniciuar nga deputetja Hykmete Bajrami lidhur me tenderët njëburimor.
Sipas Gashit, janë mbi 350 tenderë që janë realizuar me procedurën njëburimore.