Kuvendi i Kosovës të hënën shqyrton projektbuxhetin për vitin 2025

08 nëntor 2024 | 16:27

Kuvendi i Kosovës të hënën pritet të mbajë seancë plenare.

Aty do të diskutohet për buxhetin e Kosovës për vitin 2025, derisa Kuvendi ka njoftuar se seanca fillon nga ora 10:00.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025”, ka njoftuar Kuvendi.

Ndryshe, opozita ka deklaruar se nuk do ta votojë buxhetin e parashikuar prej 3.6 miliardë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humori tek kuqezinjtë ka ndryshuar tashmë, kjo falë suksesit në…