Kuvendi i Kosovës të premten mban dy seanca
22 shtator 2020
| 16:58
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë me dije se ditën e premte do të mbahen dy seanca.
“Do të kemi seancë këtë të premte, në mëngjes do t’i trajtojmë pikat e papërfunduara të rendit të ditës, janë diku tri katër pika. Pasdite kemi seancë të re, do të kemi shqyrtimin e një propozimi amandamenti kushtetues që është përfshirja e konventës së Stambollit, që ka të bëjë me barazinë gjinore në Kushtetutën tonë, është hap i madh drejt një baze të fuqishme kushtetuese drejt barazisë gjinore, shpresoj shumë në përkrahjen e deputetëve”, ka thënë Osmani pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.