Kuvendi i Kosovës zgjedh drejtoreshën e re të bordit të KOSTT-it
21 janar 2022
| 17:03
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Liza Markun drejtoreshë të bordit të KOSTT-it.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komisionit për Votim, Hajdar Beqa i cili ka thënë se ajo në votim të fshehtë ka marrë shumicën e votave.
Mandati i Liza Markut, siç është bërë e ditur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, do të zgjasë deri në tetor të vitit 2024.
Në seancën e sotme, Kuvendi po ashtu ka miratuar disa marrëveshje ndërkombëtare.