
Kuvendi i Maqedonisë ia merr imunitetin Gruevskit
27 nëntor 2018
| 18:15
Me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në sallë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i ka hequr imunitetin deputetit Nikolla Gruevski.
Ish-kryeministri maqedonas dhe ish-lideri i VMRO-së Gruevski tashmë ka fituar azil politik në shtetin hungarez.