Kuvendi i Maqedonisë miraton dorëheqjen e Nikolla Gruevskit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar kërkesën për dorëheqje nga posti i deputetit të Nikolla Gruevskit.
Ditë më parë, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, ka ofruar dorëheqjen nga posti i deputetit, ngase ndaj tij kishte filluar procedura për t’ia hequr mandatit, pasi mungonte për më shumë se gjashtë muaj në seancat e Kuvendit.
Gruevski ndodhet në Hungari, ku e ka fituar azilin politik, për shkak të, siç ka thënë, ndjekjes politike nga qeveria e kryeministrit Zoran Zaev.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut i kanë paraqitur institucioneve hungareze kërkesën për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Ai ka deklaruar se në vendin e tij është i ndjekur politikisht dhe se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse do të dërgohej në vuajtjen e dënimit me burg të shpallur nga Gjykata në Shkup, për një rast të korrupsionit.
Nikolla Gruevski së fundi, është akuzuar edhe për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më27 prill 2007, si organizator i protestuesve për pushtimin e Kuvendit ku disa deputet pësuan lëndime të rënda, përfshirë edhe kryeministrin, Zoran Zaev, i cili atë kohë ishte lider i opozitës.