Kuvendi i Maqedonisë shkarkon ministrat Fatmir Mixhiti dhe Azir Aliu
10 shkurt 2024
| 00:17
Pas një seance maraton mbi 10 orë, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, me kërkesë të kryeministrit Talat Xhaferi kanë shkarkuar ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu të cilët vijnë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
Nga gjithësej 62 deputet në sallë, të gjithë ishin pro, të përbajtur nuk kishte, kundër nuk kishte.
Kujtojmë se pas përçarjeve brenda partiake që ndodhën këtë javë me partinë Aleanca për Shqiptarët, ministri Mexhiti dhe Aliu mbështetën kryetarin Taravari që ASh-ja t’i bashkohet bllokut opozitar, ndërsa kundër bllokut opozitar është ish-lideri i ASH-së, Ziadin Sela.
Nënkryetari i Parlamentit tha se seanca do të vazhdojë ditën e hënë ora 11.