Kuvendi i Prizrenit drejtohet nga PDK-ja, prishet koalicioni LV-LDK
13 shkurt 2020
| 14:35
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskua, ka thënë se nuk do ta vazhdojë koalicion më me LDK-në pasi sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të kësaj komune, LDK-ja nuk ka shkuar në votimin për kryesues të Kuvendit Komunal.
Pas kësaj përçarje, kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren është zgjedhurSulltan Badalli nga PDK-ja.
Pas votimit në një konferencë për medie, Haskuka, ka thënë se i vjen keq që ndodhi kjo, duke humbur mundësinë që kryesuesi të vijë nga radhët e tyre.
“Me këtë humbje koalicioni jonë nuk ka kuptim. Nuk mendoj se një koalicion i tillë do të vazhdojë”, ka thënë Haskuka.