Kuvendi i Prizrenit miraton buxhetin e vitit 2020
10 tetor 2019
| 12:22
Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar buxhetin e vitit 2020 dhe parashikimin buxhetor për vitet 2021 dhe 2022.
“Në mbledhjen e VII (shtatë) të Kuvendit Komunal për vitin 2019, të mbajtur sot si vazhdimësi e mbledhjes së datës 25 shtator 2019, është miratuar buxheti i vitit 2020 dhe parashikimi buxhetor për vitet 2021 dhe 2022. Kjo pikë e rendit të ditës u votua unanimisht nga anëtarët prezentë të Kuvendit me 22 vota për. Në këtë mbledhje u propozua që të hiqen pikat e tjera të rendit të ditës dhe të shqyrtohet për t’u miratuar vetëm pika e V (pestë) për buxhetin e Komunës së Prizrenit”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
/Epoka e re/