Kuvendi i Punës i FBK-së mbahet më 6 mars
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin e Kosovës dhe, ndër të tjera, ka vendosur që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 6 mars në “Innovation & Training Park Prizren” (ITP).
Bordi i FBK-së e ka miratuar Raportin e Auditorit për vitin 2023, derisa e ka emëruar Lorik Kllokoqin, përzgjedhës të Kosova U18 Femrat dhe ndihmëstrajnere të parë e ka emëruar Aurora Muhaxherin, ndërsa Dorant Hanën e ka emëruar ndihmëstrajner të dytë të Kosova U16 Meshkujt.
Bordi në fjalë i ka miratuar propozim-ndryshimet në Rregulloren për Organizim të Brendshëm të FBK-së. Po ashtu, e ka miratuar kërkesën e basketbollistit të Kosova 3×3, Bardh Rexha, si dhe ka miratuar kërkesën e KB Hyjnesha për regjistrim për garim në edicionin 2024/25.