Kuvendi i rikthehet seancave
24 qershor 2024
| 14:00
Në fillim të këtij muaj patën filluar renovimet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës.
E që nga ajo kohë nuk ka pasur seanca, por Kuvendi do të rikthehet këtë të enjte, por në një sallë alternative.
Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se më 27 qershor do të mbahet seanca e radhës, njofton Klankosova.tv.
“Ditën e enjte, këtë javë, më datën 27 do ta kemi seancën e radhës”, është shprehur Tahiri.