Kuvendi i Shqipërisë anulon seancën e nesërme, shkak masat kundër Covidit

18 nëntor 2020 | 14:19

Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën e planifikuar që të mbahej nesër (e enjte) për shkak të masave të reja ndaj pandemisë së koronavirusit.

Në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe të urdhrit të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore “për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020″.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, Ogerta Manastirliu, për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se puna në komisionet parlamentare do të vazhdojë online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një bisedë virtuale…