Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, mbledhje të përbashkët

16 dhjetor 2024 | 08:27

Dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të radhës më 20 dhjetor.

Në total pritet që të mblidhen 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë. I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Në axhendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, do të nisë mbledhja me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ky takim do te përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personeli ushtarak rus që ndodhet ende në Siri po përballet…