Kuvendi i Shqipërisë drejt miratimit të buxhetit 2025, rikthehet Berisha pas 11 muajsh

03 dhjetor 2024 | 08:37

Sot Kuvendi i Shqipërisë pritet ta miratojë buxhetin për vitin 2025, pas përfundimit të shqyrtimeve në komisionet parlamentare.

Seanca përfshin miratimin nen për nen dhe në tërësi të buxhetit, i cili kap shifrën prej 8.2 miliardë eurosh.

Një nga ngjarjet kryesore të ditës është rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, pas një mungese gati njëvjeçare për shkak të arrestit shtëpiak.

Berisha ka kritikuar buxhetin, duke e cilësuar atë si një “draft vjedhjesh të mëdha”, njofton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Partia Demokratike ka paraqitur 34 amendamente për buxhetin, ku dy mbajnë firmën e Berishës.

Ndër propozimet kryesore janë caktimi i minimumit jetik në 200 euro, rritja e pensioneve dhe shtimi i fondeve për Onkologjikun.

Ndërkohë, Partia e Lirisë ka depozituar 11 amendamente që kërkojnë shtesa prej rreth 45 miliardë lekësh, duke përfshirë rritje pensionesh, pagash dhe ndihmë ekonomike.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje deputetëve të partisë së tij të jenë aktivë dhe të vëmendshëm, veçanërisht ndaj amendamenteve të propozuara nga opozita.

Buxheti 2025 u miratua në parim më 19 dhjetor me 75 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim, mes debatesh dhe protestash të opozitës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatës ka refuzuar sërish një paketë pagese për CEO-n…