Kuvendi i Shqipërisë mban seancë në kohë pandemie

10 prill 2020 | 14:46

Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e sotme, ka vendosur për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë më 16 prill në orën 10:00.

Për shkak të masave ndaj koronavirusit, deputetët do të ruajnë distancën duke u vendosur edhe në galeri dhe llozhat e Kuvendit ku më herët qëndronin gazetarët.

Burime nga Konferenca e Kryetarëve kanë bërë me dije se do të ketë që në hyrje mjekë për matjen e temperaturës, ndërsa secili deputet do të diskutojë nga vendi ku është ulur dhe jo në foltore.

Deputetët që nuk kanë mundësi dhe janë larg, si dhe ata që janë të sëmurë mund të mos marrin pjesë, shkruan “A2 CNN”.

Në rendin e ditës do të jenë: Aktet Normative për Covid-19, ashpërsimin në Kodin Penal, dekretet e presidentit Ilir Meta për OFL dhe pronat.

Gjithashtu në Konferencën e Kryetarëve është marrë vendimi që lëvizja e administratës në Kuvend do të jetë e kufizuar, derisa gazetarët do të qëndrojnë në oborr të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli…